Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakersi mposhtet pavarësisht rikthimit të Jamesit e Davisit

LeBron James dhe Anthony David janë rikthyer nga lëndimi te Los Angeles Lakersi, por nuk kanë arritur që ta ndihmojnë skuadrën e tyre ta shmangë humbjen nga New Orleans Pelicans, 114:111.

Kjo humbje e lë Lakersin në vendin e 11-të në Konferencën e Perëndimit, që është një vend më poshtë se ai që dërgon në fazën e plejofit të garës.

Jamesi shënoi 38 pikë për Lakersin, që humbi për herën e pestë rresht.

Davis ndërkohë kontribuoi me 23 pikë të tjera, por New Orleans Pelicans arriti që në fund t’i gëzohet fitores e të lëvizë drejt vendit të nëntë në Konferencën e Perëndimit.

Phoenix Suns, që tashmë e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, humbi 122:114 nga Memphis Grizzlies, që është në vendin e dytë.

Los Angeles Clippers shkatërroi skuadrën Milwaukee Bucks, 153:119, ndërsa për fituesit, 43 pikë apo më së shumti në karrierën e tij, i shënoi Robert Covington.

Stephen Curry pritet të mungojë për pjesën e rregullt të sezonit te Golden State Warriors, për shkak të lëndimit të këmbës.

“Luftëtarët” ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt e luajnë më 10 prill kundër New Orleans Pelicans.

Artikuj të ngjashëm