Rezervisti Jordan Clarkson pati lojë të jashtëzakonshme dhe me skuadrën e tij Los Angeles Lakers arriti të triumfojë kundër Indiana Pacers me rezultat 99:86.
Clarkson e mbylli takimin me 33 pikë në total, ndërsa skuadra kaliforniane në formacionin më të mirë nuk i pati tre titullar të cilët munguan për shkak të lëndimeve.
Te skuadra e Indiana Pacers u dallua Victor Oladipo me 25 pikë, kurse Domantas Sabonis arriti dyshifror të dyfishtë me 15 pikë e 14 kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën e 22-të të sezonit.