I pandalshmi LeBron James shënoi 38 pikë dhe Los Angeles Lakers fitoi në fund ndaj mysafirëve të Indiana Pacers, 104:96.
Lakers në fakt e nisi më mirë ndeshjen dhe pati avantazh 13:0 e çerekun e parë e mbylli me shifrat 38:15, por Pacers u këndell më pas. Indiana e përmirësoi lojën e vet sidomos në çerekun e tretë, duke e shkrirë disavantazhin prej 24 pikëve, por Lakers në fund iu gëzua fitores.
Për ekipin vizitor, më i dalluari ishte Domantas Sabonis që vinte nga banka rezervë, me double-double prej 20 pikësh e 15 kërcimesh.
Artikuj të ngjashëm