Në ligën më të fortë të basketbollist janë disa ndeshje ku fituesi thuajse e kremton fitoren pak kohë pasi fillon.
Njëra ndër to ishte përballja ndërmjet Indiana Pacers që fitoi ndaj Phoenix Suns, 120:97, raporton KTV.
Darren Collison ishte lider i mysafirëve me 19 pikë, ndërsa shtatë lojtarë tjerë arritën të realizonin pikë dyshifrore.
Victor Oladipo shënoi 17 pikë në total, 13 prej të cilave në pjesën e parë për Pacers, që vinin pas fitores ndaj Clevelandit, dhe tani kanë katër fitore rresht, ani pse më herët kishin seri prej 5 humbjeve të njëpasnjëshme.
Vendësve në listën e koshashënuesve u priu Josh Jackson që shënoi më së shumti pikë në karrierën e tij, 21 në total.
Artikuj të ngjashëm