Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lafertty mund të dënohet me dhjetë ndeshje

Federata e Futbollit të Skocisë e ka akuzuar sulmuesin e Kilmarnockut, Kyle Lafferty, për përdorim të një gjuhe të papërshtatshme dhe ai mund të përballet me një dënim prej dhjetë ndeshjeve moslojë.

Kështu ka shkruar të enjten mediumi “Sky Sports”.

Akuzat ndaj tij kanë ardhur pas një videoje të postuar në rrjete sociale.

Lafferty u akuzua fillimisht nga klubi dhe tani nuk pritet të luajë ndaj Aberdeenit të shtunën.

Ai u përjashtua edhe nga lista e Irlandës së Veriut në ndeshjen ndaj Kosovës në Ligës së Kombeve.