Kyle Lafferty është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Irlandës Irlandës së Veriut për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kosovës dhe Greqisë, pasi u shfaq një video ku shihej sulmuesi i Kilmarnockut duke përdorur gjuhë sektare.
Videoja, e cila është shfaqur në rrjetet sociale, tregon Laffertyn duke reaguar derisa një burrë ishte duke pozuar për një foto, ku sulmuesi thotë “Up the Celts”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë nga Federata e Futbollit të Irlandës së Veriut, thuhej: “Lojtari i ekipit të meshkujve të Irlandës së Veriut, Kyle Lafferty, është tërhequr nga skuadra përpara ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Kosovës dhe Greqisë. Federata është në dijeni të një videoje në mediat sociale e cila është shpërndarë gjerësisht. Federata gjithashtu bën të ditur se për këtë video është nisur një hetim edhe nga klubi i sulmuesit, Kilmarnock FC”.
Lafferty, i cili ka 20 gola në 89 paraqitje për Irlandën e Veriut, është golashënuesi i dytë më i mirë i vendit të tij.
Irlanda e Veriut do të përballet me Kosovën në stadiumin “Windsor Park” të shtunën përpara se të udhëtojë për në Athinë për ndeshjen e së martës kundër Greqisë.
Lafferty nuk ishte stërvitur që nga e marta për shkak të një ankese në shpinë.
Videoja u shfaq për herë të parë të mërkurën në mbrëmje, me klubin e Laffertyt, Kilmarnocku që njoftoi të enjten në drekë se kishin nisur një hetim mbi incidentin.