Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette shpëton Lyonin

Lyoni ka barazuar 1:1 me Nicen të premten mbrëma në kuadër të javës së 15-të të Ligue 1.

Lyoni ka pasur përkrahje të madhe nga tifozët e zjarrtë, por humbjen e ka shmangur vetëm në minutat e fundit.

Ishte Alexandre Lacazette që realizoi penallti në minutën e 89-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Nga penalltia shënoi edhe Nice. Ishte Nicolas Pepe që realizoi për 1:0 në minutën e 38-të.

Lyoni e Nice janë në mesin e tabelës. Lyoni është i teti me 21 pikë, ndërsa Nice mban vendin e nëntë me 20 pikë.