Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette shënon “hat-trick” në fitoren e Lyonit

Alexandre Lacazette ka pasur formë të shkëlqyer të dielën, kur realizoi “hat-trick” në fitoren e Lyonit.

Lyoni mposhti Toulousen me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit francez.

Lacazette realizoi në minutën e 25-të, të 29-të dhe të 80-të.

Mysafirët humbën penallti në pjesën e parë.

Ishte fitorja e parë e Lyonit pas tri disfatave të njëpasnjëshme.

Megjithatë, është në vendin e fundit me 10 pikë.

Toulouse në vendin e 15-të ka 13 pikë.

Artikuj të ngjashëm