Lyoni ka bërë një prej rikthimeve më të “çmendura” të rezultateve në futboll, ku shkëlqyen sulmuesi Alexandre Lacazette i Lyonit dhe Elye Wahi i Montpellierit.
Lyoni të dielën ishte duke humbur 4:1 nga Montpellieri, por nuk është dorëzuar dhe ka fituar 5:4 në fund.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-t të elitës së futbollit francez.
Lacazette e hapi serinë e golave në minutën e 31-të, por ishte më pas Ëahi që shënoi katër gola rresht.
Wahi shënoi në minutën e 40-të, të 41-të, të 53-të dhe të 55-të.
Lacazette u kundërpërgjigj për 4:2 në minutën e 59-të, kurse për 4:3 e ngushtoi rezultatin Dejan Lovren, në minutën e 70-të.
Edhe
Lensi ia pamundëson Lyonit kualifikimin direkt në Championist
Lacazette shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 82-të për 4:4, dhe në minutën e 10-të të shtesës ishte i saktë nga penalltia për 5:4.
Lyoni pas 34 xhirove të luajtura ka 56 pikë, ndërsa Montpellieri mbetet me 43 pikë në pozitën e 12-të.