Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette i pandalshëm, Lyoni fiton ndaj Monacos

Alexandre Lacazette ka vazhduar me superformë në Ligue 1 të Francës.

Të premten mbrëma Lacazette kishte një gol e një asistim në fitoren 3:1 të Lyonit ndaj Monacos. Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të kampionatit francez.

Wissam Ben Yedder realizoi penallti për Monacon që në minutën e dytë. Lacazette barazoi shifrat në minutën e 38-të e më pas Maxence Caqueret e Rayan Cherki shënuan për fitore.

31-vjeçari Lacazette ka 26 gola e pesë asistime në 33 paraqitje këtë edicion në Ligue 1.

Po lufton me Kylian Mbappe për çmimin e golashënuesit më të mirë. Edhe Mbappe i ka 26 gola.

Lyoni është i shtati me 59 pikë. Monaco renditet e katërta me 65 pikë.