Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille barazon me Lyonin në ndeshjen dramatike

Ndeshja dramatike që dhuroi gjashtë gola mes Lillet dhe Lyonit përfundoi me rezultatin e barabartë, 3:3.

Kjo ndeshje u luajt të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Francës, Ligue 1.

Jonathan David i shënoi të tre golat për skuadrën vendëse.

Të parin e realizoi një minutë pas pushimit, ndërsa i saktë nga 11-të metra ishte në minutën e 61-të.

Bradley Barcola ngushtoi epërsinë në minutën e 64-t për Lyonin, por David ishte i saktë edhe një herë tjetër nga 11-të metra në minutën e 79-të, për 3:1.

Alexandre Lacazette shënoi dy golat e fundit në ndeshje për 3:3, në minutën e 83-të dhe të 89-të.

Për Lillen u akordua penallti në minutat shtesë, por ajo u anulua pas shikimit të situatës në VAR.

Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë te Lille, që ka 46 pikë në vendin e gjashtë.

Lyoni ka gjashtë pikë më pak.

Artikuj të ngjashëm