Ylli i Lyonit, Alexandre Lacazette, thotë se Liga e Kampionëve nuk është faktor kryesor për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.
Sulmuesi francez raportohej qe një kohë të gjatë si cak i Arsenalit, ndërsa me rënien në Ligën e Evropës, francezi thotë se nuk e ka problem të shkojë te një klub që nuk është në “Champions”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A është Liga e Kampionëve vendimtare për zgjedhjen time? Jo, por është e rëndësishme”, ka thënë ai për Eurosport. “Në vendimin tim, dua të shikoj për pozitën time në klubin e ardhshëm, nëse nuk ka shumë futbollistë, ashtu që të mos mbes në bankinë. Premier Liga është interesante. Kjo nuk nënkupton që do të shkoj, por as që do të refuzoj”.