Mijëra kilometra larg stadiumit "Camp Nou" të Barcelonës dhe atij të Real Madridit, "Santiago Bernabeu", futbolli spanjoll po e sfidon rivalin anglez për supremaci në Kinë, shtet që ka krijuar një oreks të shpenzimeve të mëdha për sportin më të popullarizuar në botë.
Vendi aziatik me pothuajse 1.4 miliardë banorë është "minierë e arit të futbollit" dhe për këtë arsye ligat e huaja dhe federatat po nxitojnë që të futen te tifozët e rinj për shkak të të ardhurave të mëdha, shkruan Football-Espana.
Qeveria e Kinës në shtator të vitit të shkuar ka parashikuar që deri në vitin 2025 të zhvillojë ekonominë sportive nëpërmjet futbollit me 730 miliardë euro, përcjell Koha Ditore.
Zyrtarët e të dyja ligave elitare të futbollit evropian, La Liga dhe Premier League, po garojnë për të siguruar vendin e dytë sa i përket shikueshmërisë në Kinë, pasi vendin e parë e mban Superliga kineze që ka tërhequr audiencë të madhe pas transferimeve të yjve dhe trajnerëve të mirënjohur të huaj.
Në të vërtetë, në Kinë ka vend vetëm për një ligë evropiane që t'i bëjë konkurrencë kampionatit vendor. Dhe, kjo është arsyeja që si La Liga ashtu edhe Premier League po bëjnë të pamundurën për të fituar epitetin e ligës së dytë më të shikuar në Kinë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?
-
Kufijtë e rihapur të Kinës ofrojnë shpresë për ringjalljen e futbollit
-
Pas Olimpiadës, Kina synon organizimin e Botërorit në futboll
-
Kriza ekonomike e bën të pasigurt Superligën kineze
-
Sulmuesi Wu hap rrugën për kinezët drejt ligave evropiane