Petra Kvitova u përlot pasi fitoi meçin e saj të parë që kur u ther me thikë gjatë një plaçkitjeje në shtëpinë e saj në dhjetor.
Çekja 27-vjeçare impresionoi duke mposhtur amerikanen Julia Boserup me 2:0 në sete (6:3, 6:2) dhe duke arritur në këtë mënyrë në rrethin e dytë të turneut Grand Slam “Roland Garros”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKvitova pësoi lëndime kërcënuese për karrierë në dorën e saj të majtë gjatë sulmit në shtëpinë e saj në Pragë, mirëpo ka luftuar për t’u rikthyer në arenë dhe ia doli.
“Është kënaqësi të jem këtu dhe jam shumë e lumtur që mora vendimin të luaj”, ka thënë Kvitova, fituese e dyfishtë e Grand Slamit “Wimbledon”.
Kvitovas iu deshën vetëm një orë e 14 minuta për të përfunduar përballjen e saj të parë në “Roland Garros” ndaj Boserupit, tenistes numër 86 në renditje botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.