Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kvitova kalon në raundin e tretë të “Wimbledonit”

Dy herë kampionia e “Wimbledonit”, Petra Kvitova, ka avancuar në raundin e tretë të turneut pasi fitoi ndaj Ana Bogdanit 2:0 në sete, 6:1 dhe 7:6.

Kvitova ishte duke udhëhequr 5:1 në setin e dytë dhe e pati mundësinë për ta fituar ndeshjen kur ishte 5:4 në geme.

Kvitova e fitoi trofeun në vitet 2011 dhe 2014.

Ajo u sulmua më pas në shtëpinë e saj në vitin 2016 dhe pësoi lëndime nga thika e përdorur në dorën e majtë të saj, që është e preferuara në tenis.

U desh të operohej dhe i janë dashur më shumë se pesë muaj për t’u shëruar.

Tenistja çeke, bartëse e 25-të e turneut, tani do të ballafaqohet me Paula Badosan.

Spanjollja, që është bartësja e katërt e garës, e eliminoi Irina Baran, 6:3 dhe 6:2.

Artikuj të ngjashëm