Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Swiatek fiton titullin në Paris

Iga Swiatek vazhdon dominimin në turneun Grand Slam “Roland Garros”.

Tenistja polake, Swiatek, të shtunën e ka fituar trofeun e tretë në katër vjet, por u desh të luftonte shumë për të triumfuar përballë Karolina Muchovas.

Bartësja e parë e turneut fitoi përballë Muchovas së vendit të 43-të me rezultatin 2:1 në sete, 6:2, 5:7 dhe 6:4.

Tenistja nga Republika e Çekisë, Muchova 26-vjeçare, i bëri ballë mjaftë kundërshtares polakes 22-vjeçare, por nuk arriti të triumfonte në fund.

Swiatek, që tani ka katër trofe në turnetë Grand Slam, bëhet tenistja e parë që e mbron titullin në Francë që prej Justine Heninit në vitin 2007.