Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur sukses në punën e tij si i pari i qeverisë ai po e ndjek shembullin e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Deklaratën Kurti e dha gjatë aktivitetit të xhudos që po mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune Majlinda së bashku me shumë xhudistë të tjerë po e demonstrojnë sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.
“Kampionia jonë dhe e arta olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar për shumë vite se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur deri te suksesi. Dua të jua them që edhe unë, në punën time ndjekë shembullin e Majlindës për të arritur sukses”, ka thënë Kurti.
Kelmendi me këtë rast i ka dhuruar Kurtit librin me autor Arsim Maxheran dhe shiritin e zi.
-
Kurti në pritjen e xhudistëve: U jemi mirënjohës përjetësisht
-
Majlinda gëzon qindra fëmijë në qytetin e minatorëve
-
Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe