Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuqezinjtë publikojnë listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve

Pak ditë para dy ndeshjeve të radhës së kombëtares shqiptare të futbollit, trajneri Christian Panucci ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar.

Shqipëria do të luajë dy sfida të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndeshjen kundër Izraelit më 7 shtator dhe kundër Skocisë tre ditë më vonë.

“Me këto ndeshje nis historia jonë drejt Europianit”, tha Panucci.

Ai ka përcjellë një mesazh për Roshin dhe Sadikun, duke iu uruar shërim të shpejtë, pasi nuk janë ftuar shkaku i lëndimeve.

Image