Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në dy ndeshjet e tetorit.
Shqipëria fillimisht luan miqësore me Jordaninë, të mërkurën, në datë 10 tetor, në Elbasan Arena, dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin më 14 tetor, i vlefshëm për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.
Bien në sy disa emra të rinj të ftuar nga Panucci si: Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni dhe Giaccomo Vrioni.
Kujtojmë se Dermaku ishte i ftuar nga Kosova për ndeshjen me Ishujt Faro, por një ditë para kësaj sfide ishte larguar nga grumbullimi, derisa trajneri Bernard Challandes kishte thënë që kjo kishte të bënte me arsye personale.

Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria publikon listën e të ftuarve për sfidat e tetorit
-
Kuqezinjtë publikojnë listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve
-
Panucci shpall listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën
-
Shqipëria publikon listën e parë nën përzgjedhësin e ri
-
Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit