Mark Keenan do të vazhdojë të jetë në krye të Përfaqësueses së Irlandës në basketboll. Ai do t’i udhëheqë irlandezët edhe në kampanjën parakualifikuese evropiane për Kupën e Botës 2027.
Kosova do të jetë nikoqire e Irlandës në ndeshjen e parë të Grupit A, ku janë edhe Zvicra dhe Azerbajxhani.
Kosova – Irlanda luhet më 22 shkurt, në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.
Keenan është në krye të Irlandës prej vitit 2019. Fituesit e tri grupeve, bashkë me skuadrën më të mirë të vendit të dytë, do të avancojnë në raundin e dytë të parakualifikimeve.
Në Grupin B janë Rumania, Luksemburgu dhe Norvegjia. Ndërkohë, Grupin C e përbëjnë Austria, Armenia dhe Shqipëria.
Artikuj të ngjashëm
-
Basketboll, Irlanda publikon listën për duelin me Kosovën
-
Kosova i nis me Irlandën parakualifikimet e Botërorit 2027
-
Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë
-
Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë
-
Me Izraelin do të luajnë Kosova e Irlanda, irlandezët kanë nisur me veprime protestuese