Roma do ta ketë Marash Kumbullën, Chris Smallingun, Leonardo Spinazzolan dhe Stephan El Shaarawyn të gatshëm për duelin kundër Manchester Unitedit të enjten në Ligën e Evropës.
“Giallorossët” po përgatiten për duelin e vikendit kundër Cagliarit, por Paulo Fonseca e ka vëmendjen te njëra nga ndeshjet më të mëdha të sezonit deri tani, atë kundër “Djajve të Kuq”.
Kumbulla, Smalling, Spinazzola dhe El Shaaraëy kanë stërvitur për herën e parë me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jenë të gatshëm.
Pedro Rodriguez ende do të jetë jashtë, por katër tjerët i janë bashkuar stërvitjeve intensive.
Roma është e shtata në ligë, tri pikë prapa rivalit lokal, Lazios.