Paulo Dybala dhe Chris Smalling nuk do të jenë të gatshëm për Romën kundër Interit, ndërsa në dyshim për të luajtur është edhe Leonardo Spinazzola.
“Il Messagero” dhe “Sky Sport Italia” kanë njoftuar të shtunën se Spinazzola nuk do të mund të luajë titullar kundër Interit të dielën, në ndeshjen që nis në orën 18:00 dhe luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Lista e të lënduarve te Roma është edhe më e gjatë.
Renato Sanches dhe Lorenzo Pellegrini po ashtu nuk kanë arritur të rikuperohen nga lëndimi i muskujve përgjatë javëve të fundit.
Mourinho është i suspenduar për duelin e radhës në Serie A, pasi ishte përjashtuar nga loja në fitoren 1:0 të Romës kundër Monzas në vikendin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm