Marash Kumbullua do të largohet nga Roma. Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se mbrojtësi shqiptar do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.
21-vjeçari nuk ka pasur hapësirë në formacionin e trajnerit, Jose Mourinho, që nuk llogarit në shërbimet e tij.
Për Kumbullën interesim ka shprehur Torino. Klubi italian po synon ta huazojë lojtarin me të drejtë blerjeje.
Kumbulla këtë sezon me Romën në Serie A ka luajtur vetëm 66 minuta.
Ai ka kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2025.