Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski nuk do të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji edhe pse ekipi italian e kishte nxjerrë në listën e transferimeve.
Te Juventusi kanë vendosur që Kulusevski të mbetet në klub deri në fund të këtij edicioni për shkak të lëndimit të Federico Chiesas. Chiesa për shkak të dëmtimit nuk do të jetë në gjendje të kthehet këtë edicion dhe Kulusevski pritet ta zëvendësojë reprezentuesin e Italisë.
21-vjeçari deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe tani do ta ketë rastin për ta dëshmuar veten.
Ai këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.