Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kullashi shënon golin e pestë të sezonit

Futbollistja shqiptare, Loreta Kullashi, e ka shënuar edhe golin e pestë të sezonit në “Allsvenskan” e Suedisë, në konkurrencën e femrave. 23-vjeçarja e ka edhe një asistim.

Kullashi të mërkurën në mbrëmje e shënoi golin e dytë të skuadrës së Rosengardit që fitoi në udhëtim te Kalmari me rezultatin 6:0.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit suedez.

Kullashi luajti deri në minutën e 66-të.

Rosengardi është i pari në tabelë me 33 pikë.