Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kullashi kontribuon në fitoren e Sassuolos

Futbollistja 24-vjeçare që përfaqëson Suedinë, Loreta Kullashi, ka kontribuuar me gol të dielën në fitoren e Sassuolos në elitën e futbollit italian.

Sassuolo fitoi 2:0 në udhëtim te Pomigliano në ndeshjen e xhiros së 11-të të Serie A për futbolliste.

Kullashi realizoi në minutën e katërt për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 69-të.

Për të ishte goli i katërt i edicionit aktual, ndërsa ka edhe dy asistime.

Kullashi është futbolliste e Rosengardit, por është huazuar te Sassuolo.

Artikuj të ngjashëm