Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kullashi huazohet te Sassuolo

Loreta Kullashi është larguar nga Rosengardi përkohësisht. Sulmuesja shqiptare, 24-vjeçarja Kullashi, karrierën si futbolliste do ta vazhdojë te Sassuolo në Itali.

Lajmi është konfirmuar të enjten nga skuadra e Rosengardit dhe Sassuolos.

Sassuolo në konkurrencën e femrave në Serie A në edicionin e kaluar, përfundoi në pozitën e gjashtë.

Kullashi u transferua te Rosengardi në verën e vitit 2021.

Kullashi luan për Përfaqësuesen e Suedisë.