Skuadra e Interit ka njoftuar të premten se e ka shkëputur kontratën para kohe me Loreta Kullashin.
Kullashi kishte kontratë edhe një vit tjetër me Interin, por tani ajo do të kërkojë aventurë tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçarja pati pak hapësira tek Interi, ndërsa u huazua edhe te Napoli.
Në sezonin e kaluar e pati vetëm një asistim.
Kullashi në edicionin 2023-24 ishte huazuar nga Rosengardi suedez te Sassuolo në Itali. Me Sassuolon i pati shtatë gola e katër asistime në 25 paraqitje.