Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kullashi shënon gol në Serie A

Futbollistja kosovare, Loreta Kullashi ka realizuar të shtunën gol në Serie A.

Ajo ishte më e mira në fitoren 2:0 të Sassuolos ndaj Sampdorias.

Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Serie A.

Sulmuesja Kullashi shënoi gol të bukur në minutën e 53-të për 1:0.

Tashmë i ka pesë gola e dy asistime në 17 paraqitje.