Loreta Kullashi ka shënuar tjetër gol me Rosengardin në Suedi, dhe ka dhënë tjetër ndihmë për skuadrën në fitore.
Skuadra e saj të dielën e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së 14-të të elitës së futbollit të femrave në Suedi.
Rosengardi fitoi 5:2 kundër Umeas, ndërsa sulmuesja 23-vjeçare, e realizoi golin e katërt në ndeshje.
Ishte goli i gjashtë i saj në këtë kampionat, ndërsa luajti deri në minutën e 76-të. Rosengardi është i pari në tabelë me 36 pikë.