Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kullashi shënon dy gola në “Allsvenskan”

Futbollistja Loreta Kullashi ka shënuar dy gola në fitoren që skuadra e Rosengardit e arriti në udhëtim te Linkopingu.

Të premten, Rosengardi fitoi 4:3 në “Allsvenskan” të Suedisë, në kuadër të xhiros së 12-të.

Kullashi golin e parë e shënoi pas gjysmë ore lojë, ndërsa të dytin në minutën e 43-të.

Skuadra e saj është e para në tabelë pas 12 xhirove. Ka 30 pikë gjithsej. Kullashi ka katër gola deri më tani.