Italia është kualifikuar në Euro 2024, por me shumë vështirësi. Të hënën në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Italia barazoi pa gola me Ukrainën.
Italisë i mjaftonte barazimi, ndërsa Ukrainës i është dashur fitorja për të shkuar në Evropian. Ndeshja e luajtur në Leverkusen të Gjermanisë nuk ofroi gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItalia përfundoi e dyta në Grupin C me 14 pikë, sa i ka edhe Ukraina në vendin e tretë. Anglia e ka fituar grupin me 20 pikë. Italia ka rrezikuar më shumë, por edhe Ukraina kishte rastet e saj. Të dy portierët bënë pritje vendimtare. Në fund festuan lojtarët e Italisë.