Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kthimi i bujshëm i Atdheut në atdhe

Nuhiu shënoi gol pas plot 15 muajve. Por sulmuesi shtatlartë shpreson që goli i shënuar për përfaqësuesen e Kosovës më 24 mars në humbjen 2:1 nga Islanda, në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror "Rusia 2018", t'ia kthejë të mbarën.

Nuhiu 27-vjeçar para se të shënonte për Kosovën, golin e fundit e kishte shënuar më 9 janar të vitit të kaluar në fitoren që skuadra e tij Sheffield Wednesday e arriti ndaj Fulhamit 2:1, në kuadër të "FA Cup" të Anglisë, shkruan sot Koha Ditore.

Goli i Nuhiut kundër Fulhamit ishte edhe i fitores për ekipin e tij.

"E nisa mbarë me Kosovën, shpresoj të vazhdoj kështu edhe në ekip. Ndoshta tash ky gol me Kosovën është më i miri. Shpresoj të jetë me fat", thotë Nuhiu në një bisedë për gazetën.

Për Nuhiun, ndeshja kundër Islandës ishte edhe e para për Kosovën...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm