Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu rinovon kontratën me Prishtinën

Sulmuesi Leotrim Kryeziu ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Prishtinës.

Ai ka rinovuar kontratën me Prishtinën deri në vitin 2025, ka njoftuar klubi nga kryeqyteti të mërkurën.

“FC Prishtina dhe Leo, e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit”, ka shkruar ndër të tjera Prishtina. Kryeziu është pjesë e Prishtinës prej vitit 2021 dhe me këtë skuadër ka fituar gjithë trofetë në futbollin kosovar. Këtë edicion, 25-vjeçari ka shënuar 1 gol në 2 paraqitje në Superligën e Kosovës në futboll.