Prishtina dhe Ferizaj kanë barazuar pa gola në pjesën e parë. Ndeshja i takon javës 12-të të elitës së futbollit kosovar.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kryeziu ia siguron Prishtinës pikët e plota
Prishtina e ka shënuar fitoren e parë pas dy disfatave rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
Prishtina të dielën, e kthyer pas një kohe të gjatë në stadiumin “Fadil Vokrri”, fitoi 1:0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës.
Sfidën e vendosi goli i sulmuesit Leotrim Kryeziu, në minutën e 61-të.
Kryeziu shënoi me asistim të Albin Krasniqit.
Ferizaj ndërkohë e ndërpreu ecurinë pozitive të rezultateve. Kishte tri fitore e një barazim në katër ndeshjet e fundit. Por nuk arriti që ta ndalë edhe Prishtinën.
E pati një mundësi me Sokol Kiqinën. Kiqina në minutën e 93-të fillimisht e qëlloi shtyllën, e pas topit të kthyer, gjuajti mbi portë.
Me këtë fitore Prishtina tani në 11 ndeshje të luajtura i ka 19 pikë, aq sa i kanë edhe Ballkani në vendin e dytë dhe Malisheva në vendin e tretë.
Ballkani e Malisheva luajnë të hënën ndaj Feronikelit 74, respektivisht ndaj Llapit.
Ferizaj mbetet në pozitën e tetë me 14 pikë, një më shumë se Gjilani që zë vendin e parafundit.
Në xhiron e 13-të, Prishtina luan në udhëtim te Llapi në derbi, derisa Ferizaj e pret Dritën.
Prishtina në epërsi
Leotrim Kryeziu e ka kaluar në epërsi skuadrën e Prishtinës ndaj Ferizajt. Kryeziu realizoi për 1:0 në minutën e 61-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.