Kryetari i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi pret medalje nga gjitha sportet në Lojërat Mesdhetare.
Në Oran të Algjerisë, Kosova do të marrë pjesë me 39 sportistë nga 13 sporte të ndryshme. Lojërat Mesdhetare mbahen prej 25 qershorit deri më 6 korrik.
Sporti i xhudos do të përfaqësohet me më së shumti garues në këtë ngjarje, gjithsej tetë.
Ceremonia e prezantimit të ekipit mesdhetar të Kosovës është duke u mbajtur në njërin prej hoteleve të Prishtinës.
“Është kënaqësi e veçantë të jem para jush në një tjetër moment të veçantë, siç është pjesëmarrja në Oran. Kosova do të përfaqësohet për herë të dytë në këtë ngjarje, ku para katër vjetësh Kosova fitoi katër medalje. Ashtu si Spanja që nuk e njeh vendin tonë ashtu edhe Alegjeria. Ekipi i Kosovës i prirë nga Distira Kransiqi do të bënë ta njohin shtetin tonë jo vetëm një herë por shumë herë. Presim medalje nga të gjitha sportet dhe besojmë se këta sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më t ë mirë të mundshme. Jepeni maksimumin, bëjeni Kosovën të mburreni me ju. Lojërat Mesdhetare dallojnë shumë për Lojërat Olimpike, por Orani është një rast i mirë për ju që ta dëshmoni veten që jeni gati për Olimpiadën e Parisit”, ka thënë Krasniqi.
-
Kosova me plot 163 sportistë në Lojëra Mesdhetare
-
Presidenti i EOC-ut vlerëson sportin kosovar
-
Kosova në vitin 2030 pritet të organizojë Lojërat Mesdhetare, ngjarjen me 3.000 sportistë e 26 vende
-
Kosova mund të bëhet organizatore e Lojërave Mesdhetare
-
15 shtete kanë fituar medalje në Lojërat Mesdhetare, Kosova në pritje të xhudistëve