Ish-trajneri i Cibonës së Zagrebit, Ante Nazor, ka marrë drejtimin e KB Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas i basketbollit të hënën.
42-vjeçari Nazor ka qenë ndihmëstrajner dhe kryetrajner i Kroacisë në grupmosha të reja.
Ai ka qenë trajner i skuadrave të famshme si Zadar, Cibona, Split, MZT, ZTE.
“Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, medalist i argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura. Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League. Me përvojën e tij dhe me ekipin që jemi duke e ndërtuar, sukseset janë të garantuara”, ka njoftuar KB Prishtina.