Kampionia e Kosovës në futboll Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri.
Boshnjaku Abdulah Ibrakoviq ka marrë drejtimin e Prishtinës. 51-vjeçari ka thënë se është i lumtur që ka firmosur me Prishtinën.
“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë. Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje. Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë”, tha Ibrakoviq për faqen zyrtare të Prishtinës.
Ai premtoi se do ta japë edhe “atomin e fundit” të dijes për të mirën e Prishtinës.
“Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës. Për mua është një sfidë shumë e madhe që ta bëj një hap më shumë nga gjeneratat e mëhershme. Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam përcjellë edhe ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës”, theksoi ndër të tjera Abdulah Ibrakoviq.
Ibrakoviq ka krahasuar Prishtinën me Sarajevën në Bosnjë-Hercegovinë.
“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale”, vlerësoi trajneri boshnjak.
Edhe
Prishtina zyrtarizon Alban Dragushën si trajner
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.
Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.