Blerja e Newcastle Unitedit nga pronarë sauditë, duket se po afron në një kohë kur pjesa tjetër e industrisë së futbollit është në gjunjë për shkak të krizës ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Për Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), të udhëhequr nga Princi Mohamed bin Salman, kriza paraqet një mundësi komerciale dhe një shans për të hyrë në Premier Leaguen fitimprurëse.
Por marrëveshja e mundshme prej 340 milionë eurosh, e cila raportohet se do të shohë fondin saudit të marrë 80 për qind të aksioneve në klub, po përballet me kundërshtim të ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut dhe një nga rivalët rajonalë sauditë. Premier League është afër shpërthimit, ndërsa klubet po përpiqen për të mos humbur qindra miliona euro nga transmetimet televizive nëse edicioni i pezulluar shkaku i koronavirusit nuk rifillon. Pra, një recesion i thellë kërcënon të ardhurat e klubeve angleze nga arkëtimet e biletave, sponsorizimet dhe gjërat e tjera. Si rezultat i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, pritet që edhe dëmshpërblimet e futbollistëve të bien ndjeshëm derisa edhe pagat e tyre nuk besohet se do të jenë të larta, pasi edhe klubet më të pasura në botë tashmë kanë bërë uljen e pagave.
Spektri i një pushtimi saudit hedh një tjetër spektator në punën për qeverisjen e ligës në një kohë krize.
Kritikët kanë akuzuar Arabinë Saudite për "larje sportive", duke thënë se qeveria përdor sportin si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga të dhënat e saj për të drejtat e njeriut. Grupi global i të drejtave të njeriut “Amnesty International” i ka shkruar shefit ekzekutiv të Premier Leagues, Richard Masters, duke paralajmëruar se liga "rrezikon të shndërrohet në tronditje", përveç nëse kërkon një vështrim serioz në çështjen e të drejtave...(gjerësisht në Kohën Ditore)
-
Me investitorët arabë, Newcastle ëndërron trofe të madh
-
Tifozët e Newcastlet të zhgënjyer që arabët nuk morën pronësinë e klubit
-
Klubet e Premier Leagues po i frikësohen Ligës së Arabisë Saudite
-
Pas kthimit në Champions, Newcastle synon suksese në Evropë dhe Premier League
-
Newcastle lufton për të shmangur sezonin e mundësive të humbura