Sport

Tifozët e Newcastlet të zhgënjyer që arabët nuk morën pronësinë e klubit

Tifozët e Newcastle Unitedit kanë pranuar se kanë mbetur të “hutuar dhe zemëruar”, pas dështimit të marrjes së ekipit në pronësi nga Arabia Saudite. Një konsorcium i udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) të vendit ra dakord për një marrëveshje në vlerë prej 300 milionë eurosh për ta blerë ekipin e Premier Leagues nga pronari Mike Ashley në muajin prill.

Mirëpo, tashmë ai është tërhequr nga blerja e tij, pasi priti miratimin për disa muaj nga Premier League që nuk e mori asnjëherë. Greg Tomlinson, njëri prej krerëve të tifozëve të Newcastles ka insistuar se pas këtij dështimi, përgjigjet duhet të kërkohen nga Premier League që nuk lejoi futjen e klubit në pronësi të Arabisë Saudite. Në fakt, Tomlinson ka thënë se të gjithë tifozët e Newcastlet tashmë kanë mbetur të zhgënjyer dhe shkatërruar me tërheqjen e blerësit potencial, i cili sipas të gjitha gjasave, do ta shndërronte ekipin në një fuqi të futbollit anglez, por edhe evropian.

tifozë, ne jemi shumë të zemëruar për këtë dështim. Kjo tingëllon dramatike, por kemi vuajtur për 13 vjet nën Ashleyn, i cili nuk ka pasur interes për të bërë investime në klub. Me shitjen eventuale, klubi ynë qysh në edicionin e ri do të luftonte për titull, sepse do të futeshim në pronësi të dikujt që kishte premtuar investime të mëdha”, është shprehur Tomlinson.

Dokumentet ligjore iu dorëzuan Premier Leagues 16 javë më parë, por oferta u dëmtua nga pretendimet në lidhje mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe trajtimin e saj rreth piraterisë televizive. Vonesa në proces erdhi sepse avokatët e Premier League u përpoqën të krijonin lidhje precize midis konsorciumit dhe qeverisë Saudite. Princi Mohammad bin Salman që njëherësh është në krye të Fondit për Investime Publike të Arabisë Saudite, pritej që të merrte 80 për qind të aksioneve të klubit. Përkundër ndërlikimeve të pronësisë dhe akuzave të ndryshme për princin saudit, një studim zbuloi se 97 për qind të tifozëve të Newcastlet ishin në favor të marrjes së klubit në pronësi nga Arabia Saudite për shkak se dëshironin të hiqnin qafe pronarin aktual, Ashley.