Boksieri i famshëm kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi ka thënë se po i realizohet ëndrra që të boksojë në Kosovë.
Krasniqi më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me francezin Nadjib Mohammedi në duelin për titullin WBC Silver në kategorinë gjysmë të rëndë.
“Kam jetuar jetë jo të lehtë, sporti kërkon shumë sakrifica. Gjithmonë kam dashur që sakrificat e mia të mos i bëjë vetëm për vete, por edhe t’i sjellë në këtë vend që edhe për këtë vend të bëjë një gjë të mirë sado e vogël që të jetë. Jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime. E kam pasur ëndrrën që një ditë të boksojë nën qiellin e Prishtinës. E kam pritur të marrë shumë tituj e suksese e të bëjë histori të madhe, e gjitha t’i mbledhi e atë sukses më në fund ta sjelli në Prishtinë, ta realizojë këtë ëndërr të boksojë nën qiellin e Prishtinës, Kosovës, vendit tim ku jam lind e rritur”, tha Krasniqi në konferencë për media të mbajtur të hënën në Prishtinë.
Krasniqi thotë se ajo natë do të jetë shumë emocionale për të.
“Trupi im atë natë s’do ta shpreh vetëm, sportin, por t’i tregojë gjithë botës kush jemi ne, sa mirëpritës jemi, sa sportista jemi dhe e sa e duam këtë vend. Gjitha vendet e botës janë të mirëseardhura, e është mirë edhe Prishtinën ta fusim në hartë si vend që bënë organizime të mëdha të boksit profesionist. Atë natë boksi është çelësi kryesor, por me boksin, ku do të mundohem me mish e shpirt ta prezantojë vendin tim, kulturën tim, traditën, vetveten karakterin, familjen time, e të dalim si fitues”, tha Krasniqi.
E kundërshtari francez Nadjib Mohammedi ka thënë se do të japë #do gjë nga vetja për të dalë fitues në Prishtinë më 5 gusht.
“E kam pasur mundësinë ta njohë krejt botën, shumë vende të botës, shumë hapësira. Është shansi im, nderi të boksojë në një vend aq të mirë si Kosova. Me ekipin tim do të japë gjith#ka nga vetja këtu, por edhe do të respektojë gjitha traditat, pasi kemi të njëjtën fe. Unë premtoj se s’do të jetë luftë e re as për Krasniqin e as për mua. Do të jetë luftë e madhe. Uën kam boksuar edhe në Las Vegas, kështu që numri i madh i tifozëve vetëm sa më motivon më tepër”, tha Mohammedi.
Edhe
Mësohet kundërshtari i radhës i Haxhi Krasniqit
Krasniqi në boksin profesionist ka 52 fitore (20 KO) dhe shtatë humbje. Ai gjatë karrierës fitoi edhe titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA. Kundërshtari i Krasniqit Mohammedi ka 45 fitore (28 KO) e nëntë humbje. Kishte boksuar për titull bote në të kaluarën me rusin Sergej Kovalev e ishte mposhtur në atë duel.
Trajneri i Krasniqit, Sepp Maurer, ka thënë se Krasniqi do të jetë i përgatitur si asnjëherë për me#in e 5 gushtit. Ai ka thënë se Krasniqi, me përvojën që ka, nuk ka nevojë për shumë këshilla si ta mposhtë kundërshtarin. Po ashtu tha se Krasniqi është boksieri që stërvitet më së tepërmi. Maurer shtoi se me Juergen Brahmerin, të cilin e ka vlerësuar një prej trajnerëve më të mirë në botë, do të japin #do gjë që ta përgatisin sa më mirë Krasniqin.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Ramën, ngjarjen e 5 gushtit e ka quajtur si më të madhen ndonjëherë në kryeqytet.