Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi pas fitores ndaj Mohammedit: Faleminderit populli im, faleminderit Kosovë për përkrahjen

Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi ka thënë se është tepër i emocionuar që iu realizua ëndrra të boksojë në Kosovë.

Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Krasniqi triumfoi ndaj Mohammedit pas nëntë rundeve, pasi referi e diskualifikoi boksierin francez.

“Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë, faleminderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sotme timen dhe tuajën gjithashtu. Falënderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin. I juaji, Robin Krasniqi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.