Boksieri kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka njoftuar se do të kthehet në ring.
Të martën, Krasniqi bëri të ditur se do të boksojë më 4 maj të këtij viti. Ai do të paraqitet në një mbrëmje boksi në Augsburg të Gjermanisë.
Krasniqi së fundi ka boksuar më 5 gusht të vitit të kaluar. Në mënyrë shumë kundërthënëse e mposhti në Prishtinë boksierin Nadjib Mohammedi. Më shumë mori kritika se lëvdata për atë fitore.
Krasniqi 36-vjeçar, në boksin profesionist ka 53 fitore e shtatë humbje.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi kthehet të shtunën në ring, premton meç emocional
-
Mësohet kundërshtari i radhës i Haxhi Krasniqit
-
Mbrëmja në Prishtinë nuk e përshkruan karrierën e madhe të Haxhi Krasniqit
-
Krasniqi për përballjen e 5 gushtit: Po më realizohet një ëndërr
-
Krasniqi më 5 gusht në “Fadil Vokrri” lufton kundër francezit Nadjib Mohammedi