Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Boks

Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Silva

Haxhi Krasniqi

Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva në meçin e zhvilluar në Augsburg të Gjermanisë, të shtunën në mbrëmje.

Krasniqi fitoi me pikë pas dhjetë raundesh. 

Përballja i takonte kategorisë gjysmë të rëndë e s’ishte e vlefshme për ndonjë titull apo kualifikuese për ndonjë titull.

Për 37-vjeçarin Krasniqi ishte meçi i parë nëntë muaj pas fitores shumë të diskutueshme ndaj Nadjib Mohammedit në Prishtinë, më 5 gusht të vitit të kaluar.

Për kosovarin ishte fitorja e 54-t në karrierë. Krasniqi ka pësuar shtatë humbje në karrierë në boksin profesionist.

Krasniqi e kishte dominimin, por pa ndonjë shkëlqim të veçantë. Ka dhënë më shumë grushte se portugezi, që kryesisht është mbrojtur dhe dukej se vetëm po priste fundin e duelit. 

Edhe Krasniqi kthehet të shtunën në ring, premton meç emocional Luftarake Krasniqi kthehet të shtunën në ring, premton meç emocional

Krasniqi ka paralajmëruar edhe pak meçe të tjera para fundit të karrierës. 

Për portugezin 40-vjeçar Jorge Silva ishte humbja e dhjetë në karrierë. Ka edhe 22 fitore.

Në mbrëmjen solide të boksit në Augsburg kanë boksuar edhe disa shqiptarë të tjerë.