Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kramariq në radarin e gjigantëve të Italisë

Interi, Juventusi dhe Milani janë në garë për transferimin e sulmuesit kroat, Andrej Kramariq, raporton “Calciomercato” të hënën.

Sulmuesi 30-vjeçar me Hoffenheimin ka kontratë deri në fund të edicionit aktual, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

Më herët Kramariq ka luajtur për Leicester Cityn në Angli si dhe te Rijeka, Lokomotiva dhe Dinamo Zagrebi në Kroaci.