Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Modriqin

Luka Modriq

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, kroatin Luka Modriq. Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti italian “Calciomercato”. Thuhet se drejtuesit e Napolit tashmë kanë kontaktuar me Modriqin, i cili ka kontratë me Realin deri në verë dhe ende nuk i është ofruar rinovimi.

Sipas sajtit italian, mesfushori 37-vjeçar është i gatshëm t’i bashkohet Napolit, por për një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Ekipi italian i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, pasi po shpreson se mund ta transferojë si lojtar të lirë. Modriqi ka 6 gola e 4 asistime këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Realit prej vitit 2012.