Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Modriqin

juventus, sport, real madrid, luka modriq, kroacia

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Kroacisë, Luka Modriq.

“Calciomercato” raporton të premten se klubi italian tashmë ka kontaktuar me Modriqin, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit.

Thuhet se Juventusi po synon transferimin e Modriqit si lojtar të lirë, pasi kroati mund të largohet nga Reali për shkak se nuk është i kënaqur me ofertën për ta rinovuar kontratën.

Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Modriqit kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, nëse pranon transferimin në Itali.

Modriq 37-vjeçar është pjesë e Realit prej vitit 2012, ndërsa këtë sezon ka 6 gola e 5 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm