Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se do ta mbajnë Luka Modriqin në ekip përtej këtij sezoni.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Modriqi së shpejti do t’i nis bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës, që i skadon në verë. Mësohet se Reali do t’i ofrojë mesfushorit kontratë njëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Forma fantastike që 36-vjeçari ka treguar edhe këtë sezon, ka bërë që te Reali të mendojnë ta mbajnë Modriqin në klub të paktën deri në vitin 2024.
Modriqi është pjesë e Realit prej vitit 2012, ndërsa këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.