Sport

Kovaçiqi mund të transferohet te Bayerni

E ardhmja e Mateo Kovaçiqit ende është e hapur.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Chelsean.

Mesfushori kroat ka kontratë me “blutë e Londrës” deri në vitin 2024, ndërsa më parë ka punuar me trajnerin Thomas Tuchel, trajnerin e tashëm të bavarezëve.

Lajmi për transferimin e tij në Gjermani është bërë i ditur të mërkurën, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.

Kovaçiq është pjesë e Chelseat prej vitit 2019, ndërsa me Tuchelin ka punuar për 20 muaj.