Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovaçiçi te Chelsea, punë e kryer

Mateo Kovaçiç është në përfundim të arritjes së një marrëveshjeje me Chelsean, raporton Marca.

Kovaçiçi ka qenë në stërvitje me Real Madridin të hënën por pasi ka folur me klubin ka vendosur që të mos stërvitet apo të vesh fanellën e këtij klubi më, transmeton koha.net.

Ai publikisht ka deklaruar dëshirën e tij për të ndryshuar klub gjatë Kupës së Botës i cili ka kërkuar nga klubi që të lejojë largimin e tij.

Real Madridi kishte deklaruar se Kovaçiçi nuk është në shitje, por janë shprehur të gatshëm që të lejojnë huazimin e tij, dhe kështu janë shprehur të kënaqur pasi që nuk po e humbin atë përgjithmonë.